Vriten dhe plagosen 12 ushtarakë sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80139-vriten_dhe_plagosen_12_ushtarakë_sauditë_në_jemen
Forcat e ushtrisë së Jemenit duke lëshuar disa raketa kanë goditur qytezën industriale Xhizan në jug të Arabisë Saudite duke vrarë 1 dhe plagosur 11 ushtarakë sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 09, 2018 05:55 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen 12 ushtarakë sauditë në Jemen

Forcat e ushtrisë së Jemenit duke lëshuar disa raketa kanë goditur qytezën industriale Xhizan në jug të Arabisë Saudite duke vrarë 1 dhe plagosur 11 ushtarakë sauditë.

Gjatë operacioneve të forcave jemenase kundër agresorëve në fronte të ndryshme të luftës në Jemen janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Kanali televiziv Al Masira njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjatë pritave që kanë vendosur kundër forcave mercenare të Arabisë Saudite në fronte të ndryshme të luftës në këtë vend, kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Gjithashtu gjatë një operacioni tjetër të forcave jemenase kundër agresorëve në provincën Taiz janë vrarë ose plagosur dhjetëra mercenarë sauditë. Forcat jemenase kanë zhvilluar edhe disa operacioneve kundër terroristëve të ISIS dhe Al Kaida në provincën Bejda ku kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.