Qindra palestinezë plagosen në përleshjet me pushtuesit sionistë në Kuds
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80237-qindra_palestinezë_plagosen_në_përleshjet_me_pushtuesit_sionistë_në_kuds
Gjatë një konflikti midis palestinezëve dhe pushtuesve sionistë në kampin Shafat në verilindje të Kudsit të okupuar, janë plagosur dhjetëra palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 12, 2018 14:57 Europe/Tirane
  • Qindra palestinezë plagosen në përleshjet me pushtuesit sionistë në Kuds

Gjatë një konflikti midis palestinezëve dhe pushtuesve sionistë në kampin Shafat në verilindje të Kudsit të okupuar, janë plagosur dhjetëra palestinezë.

Në sulmin e ushtarëve sionistë të shtunën kundër kampit Shafat, ndodhi një konflikt masiv midis të rinjve palestinezë dhe okupatorëve sionistë të cilët përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shtypur protestuesit palestinezë të cilët hodhën gurë dhe koktej molotovi për t'u mbrojtur nga këto sulme të ushtarëve sionistë.  Gjithashtu, koordinatori i posaçëm i OKB në procesin e paqes në Lindjen e Mesme Nikolai Mlladinov, hyri përmes pikës së kontrollit Beit Hanun në veri të Rripit të Gazës të shtunën bashkë me tre këshilltarët e tij. Kjo është në kohën kur në sulmet e fundit ajrore të izraelit në Gaza, 7 palestinezë janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur.