Shpërthimi në Siri vret 39 persona përfshirë 12 fëmijë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80243-shpërthimi_në_siri_vret_39_persona_përfshirë_12_fëmijë
Të paktën 39 njerëz - duke përfshirë 12 fëmijë - janë vrarë në një shpërthim që ka rrëzuar një ndërtesë në provincën veriperëndimore të Idlibit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 12, 2018 21:01 Europe/Tirane
  • Shpërthimi në Siri vret 39 persona përfshirë 12 fëmijë

Të paktën 39 njerëz - duke përfshirë 12 fëmijë - janë vrarë në një shpërthim që ka rrëzuar një ndërtesë në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Ndërtesa në Sarmada thuhet se përmbante municione që i përkisnin një tregtari të armëve. Dhjetëra njerëz ende mungojnë, thonë monitoruesit. Idlib është zona e fundit që kontrollohet nga terroristët dhe pritet të jetë objektivi i ardhshëm i forcave të armatosura siriane. Në muajt e fundit, qeveria siriane, e mbështetur nga Rusia dhe Irani, ka bërë përparime të mëdha në ofensivën e saj kundër një numri grupesh terroriste në të gjithë Sirinë. Të dielën, shpëtuesit në Sarmada përdorën buldozerë për të hequr rrënojat dhe për të nxjerrë njerëz të bllokuar, njoftoi një korrespondent i AFP në qytetin pranë kufirit turk.  Hatem Abu Marwan, anëtar i ekipit të mbrojtjes civile Idlib, tha se "ndërtesat e mbushura me civilë u kthyen në rrënoja", tha agjencia e lajmeve. Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me qendër në Mbretërinë e Bashkuar tha se kishte ende dhjetëra njerëz të humbur. Disa raporte sugjerojnë se numri i të vrarëve mund të jetë më i lartë.