Arabia Saudite sulmon dhunshëm qytetet Sana dhe Imran në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80386-arabia_saudite_sulmon_dhunshëm_qytetet_sana_dhe_imran_në_jemen
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer sulme të egra kundër qyteteve Sana dhe Imran në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 18, 2018 03:27 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite sulmon dhunshëm qytetet Sana dhe Imran në Jemen

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer sulme të egra kundër qyteteve Sana dhe Imran në Jemen.

Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, Arabia Saudite vazhdon të sulmojë egërsisht civilët e pambrojtur dhe të pafajshëm në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.