Vriten 5 ushtarakë sauditë në zonat kufitare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80484-vriten_5_ushtarakë_sauditë_në_zonat_kufitare
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë vrarë 5 ushtarakë sauditë në kufirin mes Jemenit dhe Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 22, 2018 05:42 Europe/Tirane
  • Vriten 5 ushtarakë sauditë në zonat kufitare

Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë vrarë 5 ushtarakë sauditë në kufirin mes Jemenit dhe Arabisë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë kryer 81 operacione ushtarake kundër forcave saudite. Vetëm në 48 orët e kaluara ushtria dhe komitetet popullore në Jemen kanë vrarë të paktën 76 mercenarë sauditë në rajonet Zona 9, Maareb, Taiz dhe Xhuf. Ndërsa disa media thonë se në luftimet e fundit në rajonin Darihmi dhe Hadida, janë vrarë të paktën 140 mercenarë sauditë. Në këto përleshje janë plagosur 236 mercenarë saudite dhe janë shkatërruar 15 automjete luftarake të Arabisë Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.