Hamas dhe Fat’h dënojnë deklaratën e Trump mbi Kodsin
Lëvizja e rezistencës islamike Hamas dhe lëvizja Fat’h kanë dënuar deklaratën e presidentit amerikan i cili ka thënë se çështja e Kodsit është hequr nga tryeza e bisedimeve.
Donald Trump në një fjalim të tij ka folur mbi çështjen palestineze dhe zgjidhjen e saj dhe pasi ka përmendur vendimin për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist ka thënë: “ Ne çështjen e Kodsit e kemi hequr nga tryeza e bisedimeve” Hamasi deklaratën e Trump mbi Kodsin e ka quajtur të rrezikshme. Ndërsa lëvizja Fat’h ka theksuar se pa marrë parasysh çështjen e Kodsit nuk mund të flitet aspak për zgjidhjen e çështjes palestineze. Sipas kësaj lëvizjeje, e vetmja rrugëzgjidhje për çështjen palestineze është zbatimi i rezolutave ndërkombëtare. Ndërsa organizata Çlirimtare e Palestinës, deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump mbi Kodsin e ka quajtur të pavlerë.