OKB: Gjendja në Gaza është rënduar tejmase
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80503-okb_gjendja_në_gaza_është_rënduar_tejmase
Zëvendësja politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB, pasi përmendi gjendjen e rënduar në gaza ka thënë se ky rajon ka nevojë për ndihma urgjente humanitare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 23, 2018 05:27 Europe/Tirane
  • OKB: Gjendja në Gaza është rënduar tejmase

Zëvendësja politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB, pasi përmendi gjendjen e rënduar në gaza ka thënë se ky rajon ka nevojë për ndihma urgjente humanitare.

Rosmari Di Karlo, në takimin e KS të OKB ka thënë se duke u bazuar në rezolutën 1860 të vitit 2009, duhen dërguar menjëherë ndihma humanitare për rripin e Gazës pasi ky rajon përballet me mungesë të theksuar ushqimesh, medikamente, mjete shëndetësore dhe karburant. Më herët komisari i lartë i OKB për të drejtat e njeriut, gjendjen në Gaza e ka cilësuar katastrofike dhe ka thënë se ky rajon është drejt fundosjes. Zeid Raad al-Hussein, në takimin e komitetit për të drejtat e pamohueshme të kombit palestinez, takim që u mbajt në selinë e OKB në Nju Jork, ka thënë se përkeqësimi i gjendjes humanitare në gaza ka ardhur për shkak të krizës së rëndë financiare të UNRWA. Më 16 janar Amerika ka kufizuar 65 milion dollarë ndihma për UNRWA me pretekstin se kjo agjenci duhet rishikuar. Komisari i lartë i OKB gjithashtu ka përmendur miratimin e ligjit racist të shtetit hebre nga parlamenti i regjimit sionist dhe ka thënë se ky veprim do të përkeqësojë akoma më shumë gjendjen në territoret palestineze.