86 mijë terroristë janë vrarë në luftën e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80504-86_mijë_terroristë_janë_vrarë_në_luftën_e_sirisë
Ministria mbrojtëse e Rusisë ka njoftuar se gjatë luftës në Siri janë vrarë 86 mijë terroristë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 23, 2018 09:57 Europe/Tirane
  • 86 mijë terroristë janë vrarë në luftën e Sirisë

Ministria mbrojtëse e Rusisë ka njoftuar se gjatë luftës në Siri janë vrarë 86 mijë terroristë.

Në deklaratën e lëshuar nga kjo ministri thuhet se që nga shtatori i vitit 2015 kur Rusia nisi operacionet ushtarake të saj në Siri e deri më tani janë vrarë të paktën 86 mijë terroristë. Në raport thuhet se në mesin e të vrarëve, 4 mijë e 500 prej tyre janë shtetas rusë dhe të ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Forcat ruse kanë arritur të shkatërrojnë 120 mijë qendra të terroristëve si depo armatimesh, vende strehimi dhe baza të ndryshme. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.