Forcat siriane nisen drejt Latakias
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80515-forcat_siriane_nisen_drejt_latakias
Ndërkohë që është duke ndodhur një takim midis grupeve terroriste në rajonin Xhosur Al Shager, forcat e ushtrisë siriane janë nisur drejt rajoneve veriore të Latakias.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 23, 2018 15:32 Europe/Tirane
  • Forcat siriane nisen drejt Latakias

Ndërkohë që është duke ndodhur një takim midis grupeve terroriste në rajonin Xhosur Al Shager, forcat e ushtrisë siriane janë nisur drejt rajoneve veriore të Latakias.

Një komandant i ushtrisë siriane që ndodhet në këtë rajon, ka njoftuar se hyrja në Rif Idlib do të bëhet nga rajonet që kontrollohen nga terroristët në Latakia, derisa terroristët mbajnë 10 % të Latakias. Ky komandant i ushtrisë siriane gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Sputnik ka thënë se operacionet e ushtrisë siriane do të zhvillohen kundër terroristëve të mbetur në Latakia dhe pastaj do të transferohen në Rif Abad, një vend i cili aktualisht është nën kontrollin e terroristëve.