Krimi i ri i sauditëve në Jemen, martirizimi i 31 civilëve
Gusht 24, 2018 15:02 Europe/Tirane
Avionët e koalicionit agresor saudit, të enjten në mbrëmje kanë sulmuar një shtëpi banimi dhe një makinë private në provincën Hudejda, duke lënë 31 fëmijë dhe gra të vrarë.
Në mesin e dëshmorëve janë 22 fëmijë dhe 4 gra. Qeveria e shpëtimit kombëtar, dhe partitë politike jemenase theksuan se heshtja e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Jemen është një dritë e gjelbër për vrasjen e vazhdueshme të civilëve dhe fëmijëve të Jemenit. Ndërkaq dje, Në sulmet ajrore të koalicionit saudit në rajonin Al Kavei, në jug të provincës Hudejda (perëndim të Jemenit), janë vrarë të paktën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Tags