Arabia Saudite bllokon anijen me naftë të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80567-arabia_saudite_bllokon_anijen_me_naftë_të_jemenit
Koalicioni agresor saudit ka bllokuar një anije me naftë të Jemenit në portin Hadida.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2018 05:32 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite bllokon anijen me naftë të Jemenit

Koalicioni agresor saudit ka bllokuar një anije me naftë të Jemenit në portin Hadida.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira sipas të cilës anija është bllokuar në portin Hadida në kohën kur kishte leje kalimi nga OKB. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit duke e rrethuar këtë vend nga ajri, toka dhe deti. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.