Ministri i Mbrojtjes i Iranit takohet me Presidentin sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80589-ministri_i_mbrojtjes_i_iranit_takohet_me_presidentin_sirian
Ministri i Mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, gjatë një takimi me presidentin sirian, e përgëzoi atë për fitoret e rezistencës dhe ushtrisë siriane kundër terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2018 14:51 Europe/Tirane
  • Ministri i Mbrojtjes i Iranit takohet me Presidentin sirian

Ministri i Mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, gjatë një takimi me presidentin sirian, e përgëzoi atë për fitoret e rezistencës dhe ushtrisë siriane kundër terroristëve.

Amir Hatami të dielën në takimin e zhvilluar me Bashar Asad shprehu shpresën se me çlirimin e pjesëve të mbetura të territorit sirian nga okupimi i terroristëve, rajoni do të shpëtoj nga terroristët dhe sirianët e zhvendosur do të kthehen në shtëpitë e tyre. Presidenti sirian duke falënderuar ministrin iranian dhe delegacionin që e shoqëron atë për vizitën në Siri, ka thënë: Marrëdhëniet midis Damaskut dhe Teheranit janë të forta dhe të gjitha thashethemet rreth marrëdhënieve midis dy vendeve nuk do të kenë aspak efekt.