Amar Hakim kërkon formimin e qeverisë në afatin e caktuar
Saleh Matlak kryetar i partisë Dialogu Kombëtar në irak është takuar me Amar Hakim kryetar i partisë Urtësia Kombëtare.
Në këtë takim Amar Hakim ka kërkuar formimin e qeverisë së ardhshme në afatin e caktuar. Palët në këtë takim kanë diskutuar për formimin e fraksionit më të madh parlamentare që do të ketë përgjegjësinë e krijimit të qeverisë së ardhshme. Amar Hakim ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të jetë kompetente dhe të përballet me korrupsionin. Amar Hakim ka vënë në dukje domosdoshmërinë e krijimit të të fronteve në parlament atë të pozitës dhe opozitë dhe kërkon që palët të lënë mënjanë interesat vetjake dhe të marrin parasysh interesat kombëtare. Ai gjithashtu theksoi se plotësimin e kushteve të përcaktuara nga kleriku fetar në formimin e qeverisë së ardhshme.