Reuters konfirmon vizitën e një delegacioni amerikan në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80656-reuters_konfirmon_vizitën_e_një_delegacioni_amerikan_në_siri
Agjencia Reuters ka konfirmuar vizitën e një delegacioni amerikan në Damask dhe takimin me funksionarët e shërbimit informativ të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Gusht 29, 2018 06:11 Europe/Tirane
  • Reuters konfirmon vizitën e një delegacioni amerikan në Siri

Agjencia Reuters ka konfirmuar vizitën e një delegacioni amerikan në Damask dhe takimin me funksionarët e shërbimit informativ të Sirisë.

Agjencia Reuters ka konfirmuar një lajm të mediave lokale mbi vizitën e një delegacioni amerikan në Siri dhe duke cituar autoritetet amerikane thotë se Uashingtoni nëpërmjet disa kanale është në kontakt me Damaskun. Ditën e martë gazeta Al-Akhbar duke u bazuar në burime të mirinformuara njoftoi vizitën e delegacionit të lartë amerikan në Damask të kryesuar nga një oficer i lartë i Amerikës. Vizita është kryer me një avion emiratas në fund të muajit korrik. Sipas gazetës në fjalë oficeri amerikan është takuar me Ali Malmuk kreu i  zyrës së sigurisë kombëtare në Siri. Në këtë vizitë delegacioni amerikan ka propozuar largimin e forcave amerikane nga Siria në rast se edhe forcat iraniane largohen nga Siria. Nga ana e tij Malmuk praninë e forcave amerikane në Siri e ka cilësuar forca pushtuese ndërkohë që ka theksuar forcimin e marrëdhënieve mes Damaskut dhe Teheranit. kreu i zyrës së sigurisë kombëtare në Siri ka hedhur poshtë propozimin e Amerikës për bashkëpunim në planet ekonomike në lindje të Sirisë dhe ka thënë se prioritet i qeverisë siriane është bashkëpunimi me vendet aleate dhe mike. Vetëm kur kanë kaluar disa orë nga publikimi i këtij lajmi, agjencia Reuters duke cituar një prej funksionarëve të koalicionit mbështetës të Bashar Asad, ka konfirmuar takimin në fjalë dhe shkruan se delegacioni amerikan ishte i përbërë nga autoritete të informacionit dhe ato të sigurisë. Dy prej funksionarëve të shërbimit informativ të Amerikës në kushte anonimiteti gjithashtu kanë thënë për agjencinë Reuters se kontaktet me funksionarët e shtetit të Asad vazhdojnë akoma. Qëllimi i këtyre kontakteve është dëbimi i ISIS nga Siria, informimi mbi rezervat e pretenduara të lëndëve kimike të qeverisë siriane, si dhe ndjekja e çështjes së gazetarit Astin Tais që mbahet i arrestuar në Siri. Reuters shkruan se shumica e artikullit të shkruar nga Al Akhbar është i saktë.