Izraeli privon 300 fëmijë palestinezë nga e drejta e arsimimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80675
Njëkohësisht me nisjen e vitit të ri shkollor në Palestinë, regjimi sionist ka privuar 300 fëmijë femra mes tyre 3 vajza nga e drejta e arsimimit.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Gusht 30, 2018 09:37 Europe/Tirane
  • Izraeli privon 300 fëmijë palestinezë nga e drejta e arsimimit

Njëkohësisht me nisjen e vitit të ri shkollor në Palestinë, regjimi sionist ka privuar 300 fëmijë femra mes tyre 3 vajza nga e drejta e arsimimit.

Qendra për të burgosurit palestinezë ditën e mërkurë nxori një deklaratë ku thotë se në shkelje me konventat, akordet, traktat dhe normat ndërkombëtare, regjimi sionist ka privuar fëmijët palestinezë nga e drejta e tyre e arsimimit. Kjo qendër u ka kërkuar të gjitha organeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të mundohen të zgjidhin çështjen e fëmijëve palestinezë të burgosur nga regjimi sionist. qendra palestineze për të burgosurit ka njoftuar se regjimi sionist ushtron dhunë fizike ndaj fëmijë duke i torturuar ata vazhdimisht nga aspekti fizik, psikologjik dhe shpirtëror. Krimet e rojeve të burgjeve të regjimit sionist ndaj fëmijëve palestinezë, janë shkelje e hapur e të gjitha konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve. Në nenin e dytë të konventës për të drejtat e fëmijëve të miratuar në vitin 1989 thuhet se askush nuk duhet të arrestojë fëmijë në formë të jashtëligjshme, t’i torturojë ata dhe askush nuk duhet të kryejë sjellje të pashpirt dhe çnjerëzore ndaj fëmijëve.