Komploti i emirateve për të prishur marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut
Gazeta libaneze Al-Akhbar njofton se ambasadori emiratas në Irak po përpiqet të prishë marrëdhëniet mes kryeministrit irakian Hejdar Ebadi dhe Iranit.
Bari Buzan teoricien anglez për marrëdhëniet ndërkombëtare është i mendimit se marrëdhëniet mes vendeve krijohen në këtë formë, ose janë miq, ose rivalë ose armik të njëri-tjetrit. Marrëdhëniet miqësore mes Iranit dhe Irakut kanë rëndësi të madhe në sistemin politik të lindjes së Mesme sepse vendndodhja e Irakut pranë një vendi që është një prej fuqive të rajonit të Lindjes së Mesme ndikon në balancimin e fuqisë së rajonit dhe Iraku i ri ndodhet përkrah Republikës Islamike të Iranit. Në marrëdhëniet miqësore mes Iranit dhe Irakut ndikojnë kufijtë e përbashkët, pikat e përbashkëta kulturore dhe fetare, si dhe faktorët e përbashkët kërcënues. Irani është vendi më i rëndësishëm dhe ndoshta i vetmi vend që ka ndihmuar ushtrinë dhe forcat e rendit në Irak në luftën kundër terrorizmit të ISIS. Në të njëjtën kohën Arabia Saudite përgjatë një viti është munduar të krijojë dhe përmirësojë marrëdhëniet mes Riadit dhe Bagdadit. Këtë përpjekje e tregon ftesa dhe vizitat e personaliteteve si Amar Hakim, Hejdar Ebadi dhe Muktada Sadr në Riad. Këto janë ndër ata personalitete që kanë marrëdhënie të afërta me Republikën Islamike të Iranit. Duke ftuar këta personalitete Riadi është munduar t’i mbajë larg dhe t’i distancojë ata nga Irani. Në këto kushte Amar Hakim ka refuzuar ftesën e tij nga Riadi. Vitet e kaluara qëllimi kryesor i ftesës së këtyre personaliteteve për të vizituar Arabinë Saudite, ishte ndikimi në zgjedhjet parlamentare të Irakut që u organizuan në muajin Maj. Mirëpo rezultatet e këtyre zgjedhjeve treguan se përpjekjet anti-iraniane të Riadit nuk kanë dhënë rezultat. Në fazën e re të përpjekjeve të tilla kundër Republikës Islamike të Iranit, EBA që ndjek politikat e Arabisë Saudite në rajonin e Lindjes së Mesme, po mundohet të ndikojë tek disa personalitete ushtarake dhe politike si Hejdar Ebadi, kryeministri aktual i Irakut, i cili mendohet të marrë përsëri një mandat të ri në krye të qeverisë irakiane, me qëllim që t’i largojë dhe distancojë ata nga Irani. Sa i përket kësaj gazeta libaneze Al-Akhbar në gjysmën e muajit korrik ka zbuluar disa dokumentacione të ambasadës së EBA dhe disa vendeve të tjera arabe në Irak. Këto dokumente janë quajtur Emirate Leaks. Gazeta libaneze thotë: Hasan Ahmed Shahi ambasador i EBA në Bagdad, i veshur me “rrobat diplomatike” spiunon dhe merr informacione mbi personalitetet politike dhe ushtarake të Irakut. Gazeta libaneze, ambasadorin emiratas në Bagdad e ka quajtur super-ambasador i cili ka shtrirë këmbët përtej jorganit të tij diplomatik dhe përpiqet të përballet me influencën e Iranit në rajon mes tyre në Irak dhe të afrojë qëndrimet e kryeministrit irakian Hejdar Ebadi me qëndrimet e boshtit të kryesuar nga Arabia Saudite.