Vendosja e forcave të inteligjencës siriane në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80835-vendosja_e_forcave_të_inteligjencës_siriane_në_idlib
Bazuar në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, inteligjenca siriane është vendosur në një numër fshatrash dhe vendbanimesh në Provincën Idlib, e cila është nën pushtimin e terroristëve të Frontit Al Nusra dhe grupeve të tjera terroriste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 05, 2018 22:25 Europe/Tirane
  • Vendosja e forcave të inteligjencës siriane në Idlib

Bazuar në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, inteligjenca siriane është vendosur në një numër fshatrash dhe vendbanimesh në Provincën Idlib, e cila është nën pushtimin e terroristëve të Frontit Al Nusra dhe grupeve të tjera terroriste.

Forcat siriane të inteligjencës pas vendosjes në provincën Idlib, kanë publikuar imazhe të cilat dëshmojnë për gjendjen e brishtë të sigurisë të shkaktuar nga terroristët në këtë rajon. Prania e këtyre forcave është një goditje vdekjeprurëse ndaj komandantëve të grupeve terroriste dhe elementëve terroristë, pasi prania e këtyre njerëzve përputhet me përgatitjet e ushtrisë siriane për të çliruar provincën Idlib. Nga ana tjetër, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në një deklaratë të publikuar për media sot ka shprehur shqetësime për shtimin e luftimeve në Idlib të Sirisë dhe ka kërkuar respektimin e gjendjes së civilëve. Fabricio Karboni, drejtori rajonal për Lindjen e Afërt dhe të Mesme në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, në këtë deklaratë ka thënë se luftimet në Idlib nuk duhet të bëhen shkak që të krijohet një vuajtje e gjerë për civilët. Ai në lidhje me këtë tha: "Në këtë mënyrë shprehim shqetësimin tonë sepse shtimi i luftimeve ekziston mundësia që një krizë e gjerë të përfshijë civilët në këtë rajon.