Vazhdojnë trazirat në Edlib, vriten 2 pjesëtarë të Tahrir Sham
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80846-vazhdojnë_trazirat_në_edlib_vriten_2_pjesëtarë_të_tahrir_sham
2 pjesëtarë të grupit terrorist Tahrir Sham janë vrarë në një sulm kamikaz të një pjesëtari të ISIS në veri të Edlibit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2018 07:02 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë trazirat në Edlib, vriten 2 pjesëtarë të Tahrir Sham

2 pjesëtarë të grupit terrorist Tahrir Sham janë vrarë në një sulm kamikaz të një pjesëtari të ISIS në veri të Edlibit.

Grupi i ashtuquajtur Observatori për të drejtat e njeriut në Siri i varur nga kundërshtarët sirianë ka deklaruar se një pjesëtar i grupit terrorist ISIS me bombën e tij të vendosur në motoçikletë ka shpërthyer veten duke vrarë 2 pjesëtarë të grupit terrorist Tahrir Sam. Në këtë sulm janë plagosur edhe disa persona të tjera. Provinca Edlib ndodhet në veriperëndim të Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë. Kjo provincë është pushtuar plotësisht nga terroristët pas boshatisjes së rajoneve Fua dhe Kaferia. Bazuar në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, dje inteligjenca siriane është vendosur në një numër fshatrash dhe vendbanimesh në Provincën Idlib, e cila është nën pushtimin e terroristëve të Frontit Al Nusra dhe grupeve të tjera terroriste. Forcat siriane të inteligjencës pas vendosjes në provincën Idlib, kanë publikuar imazhe të cilat dëshmojnë për gjendjen e brishtë të sigurisë të shkaktuar nga terroristët në këtë rajon. Prania e këtyre forcave është një goditje vdekjeprurëse ndaj komandantëve të grupeve terroriste dhe elementëve terroristë, pasi prania e këtyre njerëzve përputhet me përgatitjet e ushtrisë siriane për të çliruar provincën Idlib.