Amerika ndërton një bazë tjetër ushtarake në Dejru-Zur të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80856-amerika_ndërton_një_bazë_tjetër_ushtarake_në_dejru_zur_të_sirisë
Grupi i ashtuquajtur "Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri" ka deklaruar se forcat e koalicionit amerikan janë duke ndërtuar një bazë ushtarake 3 km në rajonin Al-Suse në provincën Dejru-Zur të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 06, 2018 10:40 Europe/Tirane
  • Amerika ndërton një bazë tjetër ushtarake në Dejru-Zur të Sirisë

Grupi i ashtuquajtur "Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri" ka deklaruar se forcat e koalicionit amerikan janë duke ndërtuar një bazë ushtarake 3 km në rajonin Al-Suse në provincën Dejru-Zur të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se koalicioni i paligjshëm i Amerikës në Siri vazhdon ta forcojë praninë e vet në lindje të Sirisë. Disa automjete ushtarake duke përfshirë edhe 4 kamionë ushtarakë kanë hyrë në rajonin Al-Suse në lindje të brigjeve të lumit Eufrat në provincën Dejru-Zur. Njëkohësisht me këtë, forcat e koalicionit ndërkombëtar amerikan po zgjerojnë aeroportin në Ajnul-Arab në verilindje të Alepos dhe aeroportin e tyre ushtarake në rajonin Tel Namr në provincën Hasake.