Forcat kurde vrasin 11 ushtarë sirianë në Kamishli
(last modified Sat, 08 Sep 2018 11:47:11 GMT )
Shtator 08, 2018 13:47 Europe/Tirane
  • Forcat kurde vrasin 11 ushtarë sirianë në Kamishli

Gjatë luftimeve të zhvilluara mes forcave lokale të sigurisë të qeverisë autonome të kurdëve të Sirisë dhe forcave të ushtrisë së Sirisë, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarë sirianë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se forcat lokale të sigurisë së qeverisë autonome të kurdëve të Sirisë në veri të këtij vendi sot (të shtunën) gjatë një përleshje me forcat e ushtrisë së Sirisë, kanë vrarë 11 ushtarë sirianë në qytetin Kamishli në verilindje të këtij vendi. Pas kësaj ngjarje është vendosur gjendja për mobilizim të përgjithshëm të sigurisë. Kjo është në kohën kur së fundi janë publikuar lajme për përmirësimin e marrëdhënieve të kurdëve me qeverinë e Sirisë dhe për një pranim të mundshëm të ekzistencës së një lloj autonomie të kurdëve në veri të Sirisë dhe për bashkëpunimin e tyre me qeverinë e Damaskut në luftën kundër terroristëve.

 

Tags