Promovimi i mbrojtjes ajrore siriane me mbështetjen e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80927-promovimi_i_mbrojtjes_ajrore_siriane_me_mbështetjen_e_rusisë
Ambasadori rus në Damask njoftoi se Rusia do të ndihmojë ushtrinë siriane të përmirësojë mbrojtjen e saj ajrore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2018 16:31 Europe/Tirane
  • Promovimi i mbrojtjes ajrore siriane me mbështetjen e Rusisë

Ambasadori rus në Damask njoftoi se Rusia do të ndihmojë ushtrinë siriane të përmirësojë mbrojtjen e saj ajrore.

"Ne do të ndihmojmë partnerët tanë sirianë të përmirësojnë efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të tyre të mbrojtjes ajrore dhe të përmirësojnë sistemet ekzistuese", tha Aleksander Kinshesh, ambasadori i Rusisë në Siri. Ai ka shtuar: Shumë gjëra duhet të bëhen në këtë drejtim. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë paralajmëroi muajin e kaluar (gusht) se një operacion provokues për të akuzuar Damaskun për përdorimin e armëve kimike kundër popullit sirian nën mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete britanike është duke u inskenuar, me qëllim që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë të përdorin atë si justifikim për kryerjen e sulmeve të reja ndaj Sirisë. Më 7 prill 2017 SHBA nën arsyetimin e sulmeve kimike në Damask, kanë sulmuar bazën ajrore Al Shirat me 59 raketa Tomahovk.