Misionet diplomatike të SHBA qëndrojnë pas trazirave në Basra
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80963-misionet_diplomatike_të_shba_qëndrojnë_pas_trazirave_në_basra
Hashd Al Sha'abi i Irakut thotë se ka prova që tregojnë se misionet diplomatike të SHBA në vendin arab kanë nxitur dhunën e fundit në qytetin e pasur me naftë Basra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 09, 2018 18:40 Europe/Tirane
  • Misionet diplomatike të SHBA qëndrojnë pas trazirave në Basra

Hashd Al Sha'abi i Irakut thotë se ka prova që tregojnë se misionet diplomatike të SHBA në vendin arab kanë nxitur dhunën e fundit në qytetin e pasur me naftë Basra.

"Ne kemi informacion të plotë dhe dokumente që tregojnë se  ambasada dhe konsullata amerikane në vend shkaktuan trazirat në Basra", tha të dielën Abu Mahdi Sl Muhandis, komandanti i lartë i forcave Hashd Al Sha'abi. Basra është tronditur nga protestat vdekjeprurëse që nga e marta. Protestat morën një kthesë të shëmtuar të premten, kur një grup sulmuesish të maskuar bastisën ndërtesat qeveritare dhe zyrat e partive politike dhe i vunë flakën atyre. Konsullata iraniane ishte po ashtu objekt i këtyre sulmeve. Muhandis e mbajti Uashingtonin përgjegjës për trazirat e Basrës, duke thënë se kjo ishte menduar mirë për të mbjellë mosmarrëveshje midis partive dhe lëvizjeve të ndryshme politike të Irakut. Ai u zotua gjithashtu t'i përgjigjej incidenteve të Basrës dhe theksoi se irakianët nuk do të angazhohen kurrë në një tjetër luftë civile.