Hamas: Negociatat për armëpushim, nuk kanë dështuar, shkojmë në Kajro
Zëdhënësi i Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të Autoritetit Autonom të Palestinës, negociatat për armëpushim akoma nuk janë ndërprerë dhe do të vazhdojnë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hamas ka theksuar se negociatat për armëpushim nuk kanë dështuar dhe aktualisht po bëhen lëvizje të reja në këtë drejtim. Hazem Kasem, zëdhënësi i Hamasit, në një prononcim për agjencinë e lajmeve MEA, shtoi: "Pavarësisht përpjekjeve të AAP për të krijuar pengesa në këtë rrugë, negociatat për armëpushim do të vazhdojnë. Ndërmjetësimet dhe përpjekjet në rrugën e armëpushimit po vazhdojnë akoma dhe vazhdimi i protestës për të drejtën e kthimit, të gjithë do t'i detyrojë që të bashkëpunojnë në lidhje me gjendjen në Rripin e Gazës dhe bllokadën ndaj këtij rajoni. Asnjë palë nuk mund të krijojë përpjekje në rrugën e përpjekjes së popullit të Palestinës për heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës".