Terroristët sulmojnë me raketa qytetin Alepo
Grupet terroriste kanë sulmuar me raketa qytetin Alepo duke lënë të vrarë 1 fëmijë sirian dhe plagosur 12 të tjerë.
Sulmi ka shkaktuar dëme të shumta materiale në shtëpitë e banimit dhe makinat përreth. Terroristët pas disfatave të njëpasnjëshme kundrejt ushtrisë siriane, kohët e fundit kanë shtuar sulmet e tyre me raketa kundër qyteteve të ndryshme në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.