Houthi paralajmëron mbi veprimet e sauditëve në Hadida
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81099-houthi_paralajmëron_mbi_veprimet_e_sauditëve_në_hadida
Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka paralajmëruar se koalicioni agresor saudit po sulmon depot e organizatave ndërkombëtare të ndihmës së shpejtë me pretekstin se gjoja në këto depo ruhen armatime.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2018 05:14 Europe/Tirane
  • Houthi paralajmëron mbi veprimet e sauditëve në Hadida

Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka paralajmëruar se koalicioni agresor saudit po sulmon depot e organizatave ndërkombëtare të ndihmës së shpejtë me pretekstin se gjoja në këto depo ruhen armatime.

Muhamed Ali al-Houthi, ka përmendur propagandën mediatike të agresorëve sauditë për të justifikuar sulmet ndaj shtëpive dhe zonave të banuara në Hadida dhe tha: Të tilla përpjekje bëhen për të devijuar vëmendjen e e opinionit publik ndaj shkeljeve të ligjeve dhe ndaj luftës ekonomike dhe bllokadës çnjerëzore që i është vendosur Jemenit. Kreu I komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka thënë se qeveria e Donald Trump dhe partnerët e saj janë përgjegjësit kryesor të luftës në Hadida dhe shtoi se jemenasit kurrë nuk do të dorëzohen përballë agresorëve dhe pushtuesve megjithëse ata kryejnë krime kundër femrave, fëmijëve dhe civilëve. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.