Me dhjetëra terrorist vriten në Hamah të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81149
Ushtria e Sirisë gjatë operacioneve të saj, ka vrarë me dhjetëra terroristë të grupit Fronti Nusra gjatë kohës kur ata mundoheshin të fshiheshin në qytezën Al-Xhenabira në pjesën veriore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë ku ne mesin e tyre ishte edhe terroristi i njohur Khaled Al-Tibani i njohur me nofkën Abu Omar Al-Dimashki.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shtator 15, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra terrorist vriten në Hamah të Sirisë

Ushtria e Sirisë gjatë operacioneve të saj, ka vrarë me dhjetëra terroristë të grupit Fronti Nusra gjatë kohës kur ata mundoheshin të fshiheshin në qytezën Al-Xhenabira në pjesën veriore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë ku ne mesin e tyre ishte edhe terroristi i njohur Khaled Al-Tibani i njohur me nofkën Abu Omar Al-Dimashki.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ushtria e Sirisë edhe gjatë ditës së kaluar ka sulmuar terroristët e grupit Kitabul-Ize në periferi të qytezës Al-Musasina.

Ndërkohë grupi i quajtur "Këshilli Ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë" ka lëshuar urdhrin për dëbimin e familjeve përkrahëse të qeverisë së Sirisë nga qyteti Akhtarin në veri të provincës Alepo. Vlen të theksohet se grupi i quajtur "Mburoja e Eufratit" që është nën kontrollin e inteligjencës së Turqisë e mbanë të pushtuar qytetin Akhtarin të Sirisë.