Raporti shokues i Associated Press për Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81154-raporti_shokues_i_associated_press_për_jemenin
Nënat jemenase në veri të Jemenit për të shpëtuar fëmijët e tyre nga uria, i ofrojnë atyre të hanë gjethe të rrushit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 15, 2018 20:59 Europe/Tirane
  • Raporti shokues i Associated Press për Jemenin

Nënat jemenase në veri të Jemenit për të shpëtuar fëmijët e tyre nga uria, i ofrojnë atyre të hanë gjethe të rrushit.

Associated Press, duke iu referuar një udhëtimi të fundit në rajonin Aslam, në provincën Haxhe, thotë se në një cep të largët në veri të Jemenit, ka shumë familje, fëmijët e të cilëve nuk hanë gjë tjetër përveç gjetheve të rrushit. Ky medium thotë se qendra kryesore shëndetësore në rajonin Aslam, në provincën Haxhe, është plot me fëmijë me gjendje të dobët fizike për shkak të mungesës së ushqimeve. Associated Press raporton për një fëmijë shtatë-mujor, nëna e të cilit nuk ishte në gjendje t'i jepte qumësht fëmijës së saj për shkak të urisë ekstreme dhe nuk kishte para për të blerë qumësht ose ilaçe për të. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP), 21 milionë dhe 200 mijë jemenas kanë nevojë për ndihmë humanitare, dhe 17 milionë njerëz vuajnë nga mungesa e sigurisë ushqimore.