Organizata Badr falënderon Iranin
Një grup anëtarësh të organizatës Badr në Irak dhe deputetët e kësaj organizate, në takimin që patën me Iraxh Masxhedi, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Irak, kanë falënderuar Iranin për mbështetjen që i ka dhënë qeverisë dhe kombit irakian në luftën kundër terrorizmit.
Pjesëmarrësit në këtë takim kanë theksuar angazhimin e qeverisë irakiane për të dënuar autorët e sulmit kundër konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në Basra dhe kanë thënë; Dhuna dhe sulmet e kryera kudër institucioneve shtetërore, grupit Hashd Shaabi dhe konsullatës së Republikës Islamike të Iranit, janë kryer nga grupe të devijuara dhe populli irakian i Basras nuk ka asnjë rol në këtë çështje. Iraxh Masxhedi ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Bagdad në këtë takim ka folur mbi pikat e përbashkëta të Iranit dhe Irakut dhe ka thënë se të tilla veprime destruktive të armiqve nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy kombeve. Në kohën kur populli i Basras është ngritur në protesta, disa elementë të caktuar të ndikuar nga armiqtë dhe elementë të devijuar kanë sulmuar konsullatën e Republikës Islamike të Iranit në qytetin Basra. Basra prej disa ditësh po përjeton protesta tek të cilat disa nga protestuesit dhe forcat e rendit janë vrarë dhe plagosur. Më 7 shtator duke shfrytëzuar trazirat dhe protestat, disa elementë të ndikuar nga elementë të devijuar dhe të varur nga armiqtë, kryen akte destruktive duke shkatërruar dhe djegur selitë e partive, institucionet qeveritare dhe konsullatën e Republikës Islamike të Iranit në Basra.