Jemenasit avancojnë në Taiz
(last modified Sun, 16 Sep 2018 07:08:28 GMT )
Shtator 16, 2018 09:08 Europe/Tirane
  • Jemenasit avancojnë në Taiz

Forcat jemenase kanë avancuar në luftimet e tyre kundër agresorëve dhe mercenarëve sauditë në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit.

Sipas agjencisë Sputnik të lajmeve, forcat e rezistencës jemenase kanë sulmuar bazat dhe qendra te mercenarëve sauditë në qytetin Hajfan pjesë e provincës Taiz  dhe kanë marrë nën kontroll zonat kodrinore të rajonit Mefalis që janë tepër të rëndësishme. Në operacionin e forcave të Jemenit, janë vrarë dhe plagosur shumë mercenarë sauditë dhe janë shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake. Forcat e lëvizjes Ansarullah të Jemenit gjithashtu kanë sulmuar disa grupe mercenarësh sauditë në lindje të qytetit Magbane po në provincën Taiz duke vrarë dhe plagosur shumë mercenarë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

 

 

Tags