Në Siri mbahen zgjedhjet lokale për këshilla bashkiak dhe provincial
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81184-në_siri_mbahen_zgjedhjet_lokale_për_këshilla_bashkiak_dhe_provincial
Qendrat e votimit u hapën sot në rajonet e Sirisë nën mbikëqyrjen e qeverisë së Bashar Asad, këto janë zgjedhjet e para lokale që nga viti 2011, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve ”Sana”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2018 11:23 Europe/Tirane
  • Në Siri mbahen zgjedhjet lokale për këshilla bashkiak dhe provincial

Qendrat e votimit u hapën sot në rajonet e Sirisë nën mbikëqyrjen e qeverisë së Bashar Asad, këto janë zgjedhjet e para lokale që nga viti 2011, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve ”Sana”.

Qytetarët sirianë kanë të drejtë që nëpërmjet votës të zgjedhin kandidatët e preferuar të tyre duke shkuar pranë kutive të votimit që nga ora 07:00 e mëngjesit sipas orës lokale  deri në 19:00 për zgjedhjen e këshilltarëve bashkiakë në këtë vend i cili për disa vite është duke luftuar kundër grupeve terroriste të mbështetura nga perëndimi.

Agjencia e lajmeve njoftoi se më shumë se 40 000 kandidatë janë në garë për 18.478 vende në të gjitha provincat. Kanali televiziv Al-Akhbarija raportoi për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve sirianë në këto zgjedhje lokale.