Plagosen tre palestinezë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81199-plagosen_tre_palestinezë_në_gaza
Forcat e regjimit sionist kanë plagosur tre palestinezë në lindje të Khan Junesit dhe në jug të rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Plagosen tre palestinezë në Gaza

Forcat e regjimit sionist kanë plagosur tre palestinezë në lindje të Khan Junesit dhe në jug të rripit të Gazës.

Sipas një njoftimi të agjencisë palestineze të lajmeve, një dron I rejgimit sionist ka sulmuar një motoçikletë në afërsi të kampi Berixh në qendër të rripit të Gazës. Të plagosurit nga ky sulm janë dërguar menjëherë në spital. Regjimi sionist vazhdimisht sulmon gazën për shkak të protestave që organizohen për të drejtën e kthimit. Protesta e madhe e palestinezëve për të drejtën e kthimit ka nisur prej 30 marsit që është Dita e Tokës. Nga ajo datë e deri më tani forcat sioniste kanë martirizuar 158 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 16 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar krimet e sionistëve. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën. Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 158 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16 mijë të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.