Vazhdojnë sulmet ajrore të koalicionit saudit ndaj Hudejdas në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81213-vazhdojnë_sulmet_ajrore_të_koalicionit_saudit_ndaj_hudejdas_në_jemen
Avionët luftarakë të koalicionit të Arabisë Saudite kanë bombarduar mbi 11 herë fshatin Dejr Umu Kamus në qytetin Zohre në provincën Hudejda në Jemen dhe kanë vrarë 2 persona dhe kanë plagosur shumë civilë të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2018 11:18 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore të koalicionit saudit ndaj Hudejdas në Jemen

Avionët luftarakë të koalicionit të Arabisë Saudite kanë bombarduar mbi 11 herë fshatin Dejr Umu Kamus në qytetin Zohre në provincën Hudejda në Jemen dhe kanë vrarë 2 persona dhe kanë plagosur shumë civilë të tjerë.

Kanali televiziv Al-Masira raportoi se avionët luftarak të koalicionit sauditë kanë bombarduar edhe zonën e kilometrit të 16-t në Hudejda. Avionët sauditë edhe ditën e kaluara kanë bombarduar një stacion të radios në Hudejda të Jemenit ku si pasojë janë vrarë katër punonjës të kësaj radio. Ndërkohë një burim ushtarak i Jemenit ka thënë se dronët e ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit sot (të hënën) kanë me anë të një droni të llojit "Kasef -1" kanë sulmuar selinë komanduese të forcave agresore dhe mercenare në brigjet perëndimore të Jemenit. Forcat jemenase gjithashtu kanë lëshuar edhe një raketë me rreze të shkurta veprimi në drejtim të pozicioneve të forcave të koalicionit agresor saudit në brigjet perëndimor të Jemenit.