Ehut Barak: Netanjahu do të rrëzohet nga pushteti!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81215-ehut_barak_netanjahu_do_të_rrëzohet_nga_pushteti!
Ehud Barak, ish-kryeministri i regjimit sionist, ka thënë se palët të cilat e kanë mbështetur Beniamin Netanjahun që të arrijë në pushtet, së shpejti do ta rrëzojnë atë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2018 11:34 Europe/Tirane
  • Ehut Barak: Netanjahu do të rrëzohet nga pushteti!

Ehud Barak, ish-kryeministri i regjimit sionist, ka thënë se palët të cilat e kanë mbështetur Beniamin Netanjahun që të arrijë në pushtet, së shpejti do ta rrëzojnë atë.

Gazeta izraelite "Jerusalem Post" në një raport të saj ka shkruar: "Në rrethanat kur kryeministri i regjimit sionist po përballet me akuza serioze duke përfshirë edhe marrjen e ryshfetit dhe për korrupsion financiar në disa dosje të ndryshme, ish-kryeministri izraelit Ehud Barak, të dielën në një tubim në Tel Aviv ka kritikuar ashpër politikat e sigurisë dhe të ekonomisë së kryeministrit Beniamin Netanjahu dhe ka thënë: "Ai është shkaktari kryesor i problemeve të brendshme dhe e ka vendosur Izraelin në rrugën e shkatërrimit dhe izolimit në qarqet ndërkombëtare". Ehud Barake e ka krahasuar Beniamin Netanjahun me ish-diktatorin e Rumanisë Nikolla Çaushevskin i cili u ekzekutuar me vrasje tre dekada më parë.