Vazhdojnë sulmet e avionëve luftarakë sauditë në provincën Hudejda në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81220-vazhdojnë_sulmet_e_avionëve_luftarakë_sauditë_në_provincën_hudejda_në_jemen
Avionët e koalicionit agresor saudit kanë bombarduar më shumë se 11 herë fshatin Dir Am Kamus në qytezën Zohre në provincën Hudejda të Jemenit, duke lënë të vrarë 2 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2018 16:19 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e avionëve luftarakë sauditë në provincën Hudejda në Jemen

Avionët e koalicionit agresor saudit kanë bombarduar më shumë se 11 herë fshatin Dir Am Kamus në qytezën Zohre në provincën Hudejda të Jemenit, duke lënë të vrarë 2 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Avionët sauditë kanë bombarduar 10 herë rajonin kilometri 16 dhe rajonet përreth në Hudejda. Avionët agresorë sauditë të dielën kanë bombarduar radio-stacionin Hudejda në rajonin Al Merave, duke shkatërruar tërësisht ndërtesën e këtij institucioni, duke vrarë 4 punëtorë të kësaj radioje. Ndërkohë, një burim ushtarak jemenas ka thënë: Njësitë e dronëve të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, sot (e hënë) në përgjigje të sulmeve të avionëve sauditë, kanë qëlluar me një dron të tipit "Kasif-1 Dhomën operative dhe komanduese të agresorëve dhe mercanarëve në brigjet perëndimore të Jemenit. ndërkohë, njësitë raketore të ushtrisë jemenase kanë lëshuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të pozicioneve të forcave agresore të koalicionit saudit në brigjet perëndimore. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.