Lëshohen dy raketa Zelzal-1 kundër provincës Nexhran në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81268-lëshohen_dy_raketa_zelzal_1_kundër_provincës_nexhran_në_arabinë_saudite
Ushtria dhe komitetet popullore në Jemen kanë lëshuar 2 raketa të tipit Zelzal-1 në drejtim të provincës Nexhran në Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2018 05:34 Europe/Tirane
  • Lëshohen dy raketa Zelzal-1 kundër provincës Nexhran në Arabinë Saudite

Ushtria dhe komitetet popullore në Jemen kanë lëshuar 2 raketa të tipit Zelzal-1 në drejtim të provincës Nexhran në Arabinë Saudite.

Njësitet raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, kanë sulmuar bazat e regjimit saudit me raketa Zelzal-2. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës raketat në fjalë kanë goditur baza të sauditëve në provincën Nexhran dhe kanë vrarë disa mercenarë sauditë. Gjithashtu 5 mercenarë sauditë janë vrarë në qytetin Servah pjesë e provincës Maareb në qendër të Jemenit. Këto sulme ushtria jemenase i ka kryer në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në agresionin e saj kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e mbi 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.