Sionistët arrestojnë të gjithë anëtarët e një familje palestineze
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të enjten) në mëngjes kanë arrestuar të gjithë anëtarët e një familje palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur zona të ndryshme në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë thyer me forcë portën e shtëpisë së një familje dhe pas rrahjes dhe keqtrajtimit të saj, kanë arrestuar të gjithë anëtarët e kësaj familje. Sipas burimeve palestineze kanë thënë se forcat e regjimit sionist gjatë operacioneve të tyre kundër popullit palestinez në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, kanë arrestuar edhe gjashtë palestinezë të tjerë. Gjithashtu në orët e para të ditës së enjte një i ri 15 vjeçar palestinez është qëlluar nga forcat e regjimit sionist në jug të Rripit të gazës dhe u martirizua.