Sejed Hasan Nasrullah: Ne mbështesim popullin palestinez kundër marrëveshjes së shekullit
(last modified Thu, 20 Sep 2018 17:55:08 GMT )
Shtator 20, 2018 19:55 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Ne mbështesim popullin palestinez kundër marrëveshjes së shekullit

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi mbështetjen për popullin palestinez kundër planit amerikan të quajtur "Marrëveshja e shekullit".

Sipas planit amerikan të "marrëveshjes së shekullit", Kudsi i shenjtë do t'i dorëzohet regjimit sionist, refugjatët palestinezë në vende të tjera nuk do të kenë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe Palestina do të zotërojë vetëm vendet e mbetura në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Sejedd Hasan Nasrullah i bëri këto deklarata gjatë një video-fjalimi të së enjtes në Bejrut para një turme të madhe të njerëzve që ishin tubuar në ceremoninë e Ashuras, përvjetorin e martirizimit të Imam Husejnit (as), Imamit të tretë të myslimanëve shhi'itë. "Irani po dënohet nga SHBA për një arsye të qartë: Ai refuzon të nënshtrohet ndaj komploteve amerikane si shtetet e tjera. Ai dëshiron të qëndrojë një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duhet të kujtojmë mbështetjen e tij ndaj rezistencës në Palestinë dhe Liban, mbështetjen e ndaj Irakut dhe Sirisë në luftën kundër ISIS". Këtë vit në përvjetorin e Ashurasë, Sejed Hasan Nasrullah u tha sionistëve se të gjitha përpjekjet e tyre për të parandaluar Hezbollahun nga posedimi i raketave të përparuara dhe të sakta janë zhdukur, duke shtuar se izraelitët nuk mund të imagjinojnë fatin e tyre nëse këto raketa përdoren në çdo luftë të ardhshme. Ai më tej tha se balanca e pushtetit në rajon ka ndryshuar në favor të boshtit të rezistencës anti-izraelite dhe se regjimi i Tel Avivit ka dështuar në të gjitha përpjekjet e tij për të parandaluar Hezbollahun e Libanit që të arrijë raketat precize.

 

Tags