Sionistët arrestojnë anëtarët e një familje palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81316-sionistët_arrestojnë_anëtarët_e_një_familje_palestineze
Trupat sioniste arrestuan anëtarët e një familje palestineze në Bregun Perëndimor në mëngjesin e ditës së enjte.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 20, 2018 15:27 Europe/Tirane
  • Sionistët arrestojnë anëtarët e një familje palestineze

Trupat sioniste arrestuan anëtarët e një familje palestineze në Bregun Perëndimor në mëngjesin e ditës së enjte.

Trupat sioniste sulmuan qytetin Al Khalil në jug të Bregut Perëndimor, duke arrestuar me forcë të gjithë anëtarët e një familje pas bastisjes së shtëpisë së tyre. Sipas burimeve palestineze forcat e regjimit sionist gjatë operacioneve të tyre kundër popullit palestinez në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, kanë arrestuar edhe gjashtë palestinezë të tjerë. Gjithashtu në orët e para të ditës së enjte një i ri 15 vjeçar palestinez është qëlluar nga forcat e regjimit sionist në jug të Rripit të gazës dhe u martirizua.