Guterres: Civilët, viktimat kryesore të luftës në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81328-guterres_civilët_viktimat_kryesore_të_luftës_në_jemen
Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres deklaron se civilët janë viktimat kryesore të luftës në Jemen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 21, 2018 08:20 Europe/Tirane
  • Guterres: Civilët, viktimat kryesore të luftës në Jemen

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres deklaron se civilët janë viktimat kryesore të luftës në Jemen.

Në një deklaratë të tij sekretari i përgjithshëm i OKB ka thënë se qytetarët jemenas janë caku kryesor i sulmeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Antonio Guterres shtoi se Jemeni po përjeton katastrofën më të madh njerëzore në botë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.