Forcat amerikane dislokohen në kufirin e Irakut me Sirinë
Shtator 21, 2018 11:53 Europe/Tirane
Burimet irakiane kanë njoftuar për dislokimin e forcave amerikane në afërsi të korridorit Al-Kaim në kufirin e Irakut me Sirinë.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se burime të sigurisë në provincën Anbar në perëndim të Irakut sot kanë thënë se forcat amerikane dy ditë më parë kanë filluar të dislokohen në provincën Anbar në kufirin me Sirinë. Sipas këtij burimi, deri më tani nuk është kryer asnjë operacion në shkretëtirën e Anbarit. Në shkretëtirën e provincës Anbar, forcat e Hashd Sha’bi dhe disa grupe ushtarake të Irakut janë të pranishëm në teren dhe janë përgjegjës për garantimin e sigurisë në zonën kufitare Al-Kaim.
Tags