Sulmohet me raketa aeroporti i Xhizan në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81374-sulmohet_me_raketa_aeroporti_i_xhizan_në_arabinë_saudite
Njësitë raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore jemenase kanë sulmuar aeroportin Xhizan në jug të Arabisë Saudite të shtunën në mbrëmje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2018 05:54 Europe/Tirane
  • Sulmohet me raketa aeroporti i Xhizan në Arabinë Saudite

Njësitë raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore jemenase kanë sulmuar aeroportin Xhizan në jug të Arabisë Saudite të shtunën në mbrëmje.

Ky aeroport është sulmuar me raketë balistike Badr 1. Njësitë raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit thanë se raketa ka arritur objektivin e saktë. Në këtë sulm, një numër mercenarësh saudit u vranë ose u plagosën dheu shkaktuan shumë dëme materiale në aeroportin Xhizan. Forcat jemenase dje duke sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në qytetin Kejfe në provincën Al Bejda në Jemen, kanë vrarë të paktën 4 terroristë. Forcat jemenase vranë gjithashtu një numër mercenarësh sauditë në lindje të maleve Xhabil Al Nar, në qytetin kufitar Harz në provincën e Haxhe në perëndim të Jemenit.