Ushtria e Jemenit sulmon me dronë bazat e agresorëve dauditë
Njësia e dronëve të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit ka sulmuar objektet e koalicionit agresor të Arabisë Saudit në brigjet perëndimore të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një burim ushtarak i Jemenit ka thënë: "Njësia e dronëve të ushtrisë së Jemenit me anë të një droni "Kasef -1" ka sulmuar bazën e sapo ndërtuar të forcave agresore të Arabisë Saudite në jug të rajonit Al-Nakhlije në brigjet perëndimore të Jemenit". Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit edhe të premten kanë kryer dy operacione sulmuese me dron "Kasef 1" kundër bazës së re të forcave të Arabisë Saudite në ishullin Al-Savabi'a ku ndodhet edhe selia komanduese e forcave të koalicionit saudit kundër Jemenit.