Avionët luftarakë të Arabisë Saudite vazhdojnë sulmet në Hudejdah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81392-avionët_luftarakë_të_arabisë_saudite_vazhdojnë_sulmet_në_hudejdah
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone në provincën Hudejdah të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2018 13:16 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të Arabisë Saudite vazhdojnë sulmet në Hudejdah

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone në provincën Hudejdah të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se sipas burimeve jemenase, gjatë sulmeve të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite ndaj provincës Hudejda, janë vrarë plagosur disa civilë jemenas. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore në kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve, gjatë operacioneve në provincën Bejda kanë vrarë disa mercenarë sauditë. Forcat jemenase gjithashtu kanë shkatërruar tre autoblinda të forcave saudite në brigjet perëndimore të Hudejdas. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar me raketa pozicionet e forcave agresore saudite në zonat kufitare. Ndërkohë porti Aden në jug të Jemenit të shtunën në mbrëmje ka qenë arenë e protestave kundër agresionit të dhunshëm ushtarak të Arabisë Saudite.