Al Halbusi falënderon Iranin për mbështetjen e integrimit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81401-al_halbusi_falënderon_iranin_për_mbështetjen_e_integrimit_të_irakut
Kreu i ri i parlamentit irakian vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike për integritetin dhe sovranitetin e vendit të tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2018 16:52 Europe/Tirane
  • Al Halbusi falënderon Iranin për mbështetjen e integrimit të Irakut

Kreu i ri i parlamentit irakian vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike për integritetin dhe sovranitetin e vendit të tij.

Mohamed Al Halbusi, kreu i ri i parlamentit irakian, të dielën në një takim me ambasadorin e Iranit në Bagdad Iraxh Masxhedi theksoi mbi forcimin e bashkëpunimit midis Bagdadit dhe Teheranit, përfshirë çështjet parlamentare. Kreu i ri i parlamentit irakian ka vlerësuar mbështetjen rajonale për rindërtimin e Irakut, duke përfshirë zonat e dëmtuara nga lufta kundër terrorizmit dhe pjesëmarrja aktive në krijimin e kushteve për stabilitetin e këtyre zonave dhe ka shtuar: Iraku dëshiron të bashkëpunojë më shumë me vendet e rajonit, përfshirë Republikën Islamike të Iranit. Masxhidi duke uruar kryetarin e ri të parlamentit irakian për zgjedhjen e tij në këtë post, ka theksuar se të dy vendet janë të angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.