Al Halbusi falënderon Iranin për mbështetjen e integrimit të Irakut
Kreu i ri i parlamentit irakian vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike për integritetin dhe sovranitetin e vendit të tij.
Mohamed Al Halbusi, kreu i ri i parlamentit irakian, të dielën në një takim me ambasadorin e Iranit në Bagdad Iraxh Masxhedi theksoi mbi forcimin e bashkëpunimit midis Bagdadit dhe Teheranit, përfshirë çështjet parlamentare. Kreu i ri i parlamentit irakian ka vlerësuar mbështetjen rajonale për rindërtimin e Irakut, duke përfshirë zonat e dëmtuara nga lufta kundër terrorizmit dhe pjesëmarrja aktive në krijimin e kushteve për stabilitetin e këtyre zonave dhe ka shtuar: Iraku dëshiron të bashkëpunojë më shumë me vendet e rajonit, përfshirë Republikën Islamike të Iranit. Masxhidi duke uruar kryetarin e ri të parlamentit irakian për zgjedhjen e tij në këtë post, ka theksuar se të dy vendet janë të angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.