Martirizohen dhe plagosen disa palestinezë në Gaza
Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar edhe një herë rripin e Gazës duke martirizuar 1 dhe plagosur 15 palestinezë të tjerë.
Lajmi bëhet i ditur nga ministria e shëndetësisë së Palestinës sipas të cilës forcat e regjimit sionist kanë sulmuar zonat lindore të rripit të Gazës. Forcat sioniste duke u justifikuar me rrezikun e balonave të zjarrit kanë nisur sulmet ajrore dhe tokësore kundër Gazës. Ashraf Gedare zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë në gaza ka thënë se që nga nisja e protestës për të drejtën e kthimit në Gaza janë martirizuar të paktën 184 palestinezë. Protesta e madhe për të drejtën e kthimit në Gaza ka nisur prej 30 marsit të këtij viti. Kësaj proteste regjimi sionist i është përgjigjur me dhunë duke vrarë dhe plagosur me mijëra palestinezë.