Janë emëruar 30 kandidatë presidencialë në Irak
(last modified Tue, 25 Sep 2018 18:52:30 GMT )
Shtator 25, 2018 20:52 Europe/Tirane
  • Janë emëruar 30 kandidatë presidencialë në Irak

Kryetari i parlamentit irakian tha se 30 persona tashmë janë regjistruar për presidencën e vendit.

Kryetari i parlamentit irakian Mohamed Al Halbusi, i cili mori pjesë në një konferencë shtypi në Naxhaf, vlerësoi postin e presidencës në Irak dhe tha: Presidenti është përgjegjës për mbrojtjen e kushtetutës dhe mandaton kryeministrin e ardhshëm për të formuar qeverinë. Disa nga mediat irakiane gjithashtu kanë publikuar një numër kandidatësh presidencialë nga rryma të ndryshme politike. Ndër kandidatet femra të emëruara deri më tani për presidente janë Sarvat Abdul Vahid dhe Moni Mohamed Xhafer. Më herët, zgjedhja e presidentit ishte caktuar të mbahej të martën në parlamentin e Irakut, por për shkak të konfliktit midis dy partive të mëdha të Kurdistanit irakian (Bashkimi Patriotik dhe Demokratët), kjo çështje është hequr nga axhenda e takimit.

 

Tags