Përfaqësuesi i OKB për Jemenit: Ansarullah ka seriozitet për negociata
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81530-përfaqësuesi_i_okb_për_jemenit_ansarullah_ka_seriozitet_për_negociata
Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Jemenit ka theksuar se spekulimet që bëhen nga disa faktorë që thonë se lëvizja Ansarullah e Jemenit nuk është serioz në çështjen e negociatave, janë tërësisht gënjeshtra.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2018 12:09 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB për Jemenit: Ansarullah ka seriozitet për negociata

Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Jemenit ka theksuar se spekulimet që bëhen nga disa faktorë që thonë se lëvizja Ansarullah e Jemenit nuk është serioz në çështjen e negociatave, janë tërësisht gënjeshtra.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Martin Griffiths, përfaqësuesi special i OKB për çështje të Jemenit, është shprehur optimist për rihapjen e aeroportit të Sanas në javën e ardhshme dhe deklaroi se për rifillimin e bisedimeve mes palëve jemenase, do të bëjë të gjitha përpjekjet.

Martin Griffiths duke thënë se sa i përket krizës në Jemen, nuk ekziston asnjë rrugë tjetër përveç dialogut politik, shtoi: “Duhet t’i jepet një mundësi e re lëvizjes Ansarullah që të mund të marrë pjesë në bisedime”.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme e Jemenit më 6 shtator ka deklaruar se pasi janë bërë të gjitha koordinimet me OKB për udhëtimin e delegacionit jemenas drejt Gjenevës për të marrë pjesë në bisedime, koalicioni saudit nuk ka lejuar avionin e Omanit që të ulët në aeroportin e Sanas për transportimin e delegacionit të lëvizjes Ansarullah.