Arrestohen qindra aktivistë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81537-arrestohen_qindra_aktivistë_sauditë
Aktivistë sauditë kanë njoftuar: Emrat e 800 aktivistëve të shquar janë dërguar në Arabinë Saudite për arrestim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2018 17:23 Europe/Tirane
  • Arrestohen qindra aktivistë sauditë

Aktivistë sauditë kanë njoftuar: Emrat e 800 aktivistëve të shquar janë dërguar në Arabinë Saudite për arrestim.

Përdoruesi në Twitter, me nofkën "Al Ahad Al Xhadid", i cili merret me ekspozimin e politikës saudite, shkruan se lista që i është dërguar parateve të sigurisë përfshin aktivistë të departamenteve të ndryshme. Al Xhadid shtoi se Arabia Saudite tani është duke i shtypur aktivistët e fjalës së lirë në mënyrë represive. Përdoruesi kibernetik, i titulluar "Të burgosurit politik", gjithashtu siguroi statistika nga të paraburgosurit që nga inaugurimi i princit të kurorës Mohamed bin Selman dhe shkroi se gjatë kësaj kohe 60 studiues dhe akademikë, 50 profesorë universitarë, 10 avokatë, 2gjykatës, 25 korrespondentë dhe aktivistë të medias, 60 studentë të doktoratës dhe 40 shkrimtarë janë burgosur. Aktivisti saudit në Tuitter, i njohur si "Muxhtahid", shkroi në zbulimin e tij më të fundit kundër familjes Al Saud se më shumë se 60 oficerë sauditë të niveleve të ndryshme ushtarake kanë dhënë dorëheqjen. Ai shtoi se arsyeja për këtë dorëheqje ishte një ndjenja e fajësisë ndaj asaj që po ndodh në Jemen, së bashku me frikën për të qenë në listën e zezë ndërkombëtare me akuzat për kryerjen e krimeve të luftës në Jemen.