Palestina ngre padi kundër Amerikës në GJND
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81556-palestina_ngre_padi_kundër_amerikës_në_gjnd
Ministri i punëve të jashtme të Palestinës ka njoftuar për përpilimin e një aktpadie kundër qeverisë së Amerikës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në lidhje me transferimin e ambasadës së këtij vendi në Kodsin e pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2018 11:38 Europe/Tirane
  • Palestina ngre padi kundër Amerikës në GJND

Ministri i punëve të jashtme të Palestinës ka njoftuar për përpilimin e një aktpadie kundër qeverisë së Amerikës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në lidhje me transferimin e ambasadës së këtij vendi në Kodsin e pushtuar.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Riad Maleki, ministri i jashtëm i Palestinës, të shtunën ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se duke marrë parasysh përgatitjet e bëra për paraqitjen e një aktpadie një GJND, Autoriteti Autonom i Palestinës në muajin maj ka informuar Departamentin Amerikan të Shtetit që të heqë dorë nga transferimi i ambasadës së këtij vendi në Kodsin e shenjtë (Jerusalem) sepse një veprim i tillë është shkelje e konventës së Gjenevës dhe shkelje e rezolutave të KS të OKB.

Maleki shtoi: "Për shkak se nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare nga ana e qeverisë së Amerikës dhe mosrespektimi i ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare nga ana e Amerikës, më 4 qershor të këtij viti është dërguar edhe një memorandum për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ata janë informuar për vendimin e Autoritetit Autonom të Palestinës paraqitjen e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë".

Ministri i jashtëm i Palestinës ka thënë se kjo padi është përgatitur dhe së shpejti do t'i dorëzohet në GJND.